Javën e ardhshme mbahet debati në Kuvend për dialogun Kosovë-Serbi
19 korrik 2018
| 17:07
Pas ndërprerjes së seancës së sotme plenare, është mbledhur pasdite Kryesia e Kuvendit, e cila ka vendosur që seanca të vazhdojë të hënën në orën 11:00.
Sipas një njoftimi për medie bëhet me dije se Kuvendi do të shqyrtojë dhe votojë pikat e parapara për sot, ndërsa me kërkesë të iniciuesit, përkatësisht Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate,është hequr nga rendi i ditës interpelanca me ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në lidhje me mos-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. MShP 2004/07 për udhëtimet zyrtare.
Pikë e re, ndërkaq, po me kërkesën e grupit parlamentar të PSD-së, do të jetë debati parlamentar lidhur me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
/Epoka e re/