Javën e ardhshme mbahet tryeza e partive e propozuar nga Veseli
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, u ka dërguar sot ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.
Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, datë 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Evropiane;
Formimin e Ushtrisë së Kosovës; Reformën Zgjedhore.
Kryetari Veseli, ditë me parë, ka prezantuar edhe propozim platformën për konsensus rreth këtyre temave.
/Epoka e re/