Javën e ardhshme nis lobimi për vizat në BE
01 qershor 2018
| 08:33
Nga java e ardhshme Kuvendi i Kosovës do të nisë një ofensivë diplomatike nëpër kryeqendrat e Bashkimit Evropian për ta kërkuar mbështetjen për liberalizim të vizave.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se në këtë turne përfaqësuesit e pozitës dhe të opozitës do t’i garantojnë vendet anëtare të BE-së, se qytetarët e Kosovës do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Shengen, shkruan “Epoka e re”.