Javën e ardhshme përfundon puna në platformën e dialogut
10 shkurt 2019
| 21:51
Përfaqësuesit e Ekipit Negociator të Kosovës thonë se po punohet në platformën për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës, Fatmir Limaj, bëri të ditur se javën e ardhshme do të përfundoj puna në platformën për bisedime dhe më pas ajo do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.
“Shpresoj që ajo platformë të paraqes ose të reflektoj qëndrimet e përbashkëta të faktorit politik të Kosovës, që do të dërgonte një mesazh dhe se Kosova përfundimisht ta ketë një pozicion zyrtar në raport me dialogun me Serbinë”, ka thënë Limaj në televizionin publik.