Javën e ardhshme protestojnë punëtorët shëndetësorë

02 nëntor 2021 | 15:10

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) ka bërë me dije se pas autorizimit nga Këshilli Drejtues, Kryesia  e kësaj federate ka vendosur që të hënën e ardhshme (8 nëntor) në orën 12:00 të protestojë para Qeverisë së Kosovës lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësorë.

Në këtë kontekst, FSShK-ja ka kërkuar që nga janari i vitit 2022 të hyjë në fuqi Ligji për Pagat.

“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022. Kërkojmë nga qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike por kërkesë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik, e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti”, ka njoftuar FSShK-ja.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga qeveria të jetë transparente dhe bashkëpunuese me organizatat sindikale në përpilimin e draftit të Projektligjit për Pagat në sektorin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatos Dernjani shpall te pavlefshme Diplomen e shkolles SH.M.L Dardania…