Javën e ardhshme Shpend Maxhuni raporton në Komisionin për AKI  

07 qershor 2018 | 14:15

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni  javën e ardhshme do të raportojë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.  

Këtë e ka bërë me dije nënkryetarja e parë e këtij Komisioni, Ganimete Musliu.

“Kemi marrë vendim që ta thërrasim drejtorin e ri të AKI-së në raportim për javën e ardhshme. E kemi parë të arsyeshme që fillimisht të sistemohet në vendin e punës, duke pas parasysh se raportimi i drejtorit të AKI-së ka qenë në agjendën e muajit qershor”, ka deklaruar Musliu.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…