Javën e ardhshme vendoset për ish-liderin e Katalonisë

04 dhjetor 2017 | 13:52

Një gjyqtar i Belgjikës më 14 të këtij muaji do të vendos nëse do ta respektojë fletarrestin evropian dhe ta kthejë në Spanjë ish-presidentin e Katalonisë, Carles Puigdemont, lidhur me akuza për nxitje të kryengritjes, kanë thënë sot avokatët e tij.

 

Avokatët e Puigdemont dhe të katër ish-ministrave të tij, që së bashku me të janë larguar nga Spanja dhe kanë arritur në Bruksel në muajin tetor, përkundër thirrjes për paraqitje në një gjykatë në Spanjë, kanë argumentuar në një gjykatë në Bruksel se nëse kthehen nuk do të kishin proces gjyqësor korrekt.

Muajin e kaluar, prokurorët në Belgjikë kanë kërkuar nga gjyqtari që ta miratoj fletarrestin e dhënë nga Spanja për këta pesë persona, raporton agjencia “AFP”.

“Ne besojmë se faktet kundër qeverisë së Katalonisë nuk janë të dënueshme në Bruksel dhe se ekstradimi në Katalonisë dhe Spanjë, paraqet shkelje të të drejtave të tyre fundamentale”, u ka thënë gazetarëve avokati, Christophe Marchand, pas dëgjimit të sotëm në gjykatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë…