“Javën e Diasporës”, mbahet koncerti i artistëve të rinj nga shkolla e kitarës “Mirela”
05 gusht 2022
| 12:40
Për nder të “Javës së Diasporës”, dje është mbajtur koncerti i artistëve të rinj nga shkolla e kitarës “Mirela”. Artistët e rinj performuan para publikut llapjanë duke argëtuar të pranishmit me programin e pasuruar artistik që sollën.
Bashkatdhetarët dhe qytetarët e pranishëm shijuan mbrëmjen e kaluar nën tingujt e muzikës së mirë që ishte përgatitur për argëtimin e publikut, ndërsa në kuadër të “Javës së Diasporës” sonte do t’i jepet premiera e shfaqjes “Më e forta” nga regjisori Fadil Hysaj.