Javën e kaluar doli nga mbledhja e qeverisë, sot tregon arsyen

13 tetor 2020 | 08:21

Javën e kaluar, në mbledhjen e 34-t të Qeverisë së Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kishte lëshuar mbledhjen e qeverisë pas heqjes së një pike nga rendi i ditës. Mirëpo ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se nuk e di arsyen pse u largua ajo pikë e rendit të ditës.

Krasniqi po e konsideron si një mosmarrëveshje të kryeministrit dhe të aktorëve të tjerë, mirëpo ai thotë që sipas ligjit për investimet strategjike gjithçka ka qenë në rregull.

“Sigurisht që më mirë do të ishte me pyet kryeministrin, por unë konstatoj që as edhe një element më i vogël nuk ka qenë pse të hiqet nga rendi i ditës, sepse ka dy muaj që pret ajo pikë e rendit të ditës dhe jo vetëm, por unë kam edhe tri pika të tjera që presin për t’u futur në rend të ditës dhe sipas rregullave brenda javës. Nëse hetohet që një pikë e rendit të ditës e ardhur nga një ministër konstatohet se nuk i ka përmbushur kriteret dhe është jashtë normave ligjore atëherë i kthehet ministrit në fjalë për plotësim apo interpretim dhe kështu shkon procedura, mirëpo jo të shkojnë dy muaj pa asnjë vërejtje dhe pas dy muajve në rend të ditës të hiqet përsëri kinse se ka kërkuar një ministër dhe nuk ka qenë fare kompetencë e ministrit të financave fare, por ka qenë zbatim i ligjit ku ka pasur edhe interpretime ligjore. Unë nuk e di arsyen pse është larguar prej rendit të ditës. Konsideroj që rregullisht kemi kontakte, po ashtu edhe përmes rrjeteve sociale dhe konsultohemi për çdo temë, mirëpo kjo e fundit që doli për shkak të rendit të ditës, të heqjes së një pike nga rendi i ditës, konsideroj se ka qenë një mosmarrëveshje edhe te kryeministri, por edhe te aktorët e tjerë sepse, sipas ligjit për investime strategjike, kanë shkuar në rregull dhe nuk kishte ndonjë arsye për ta larguar nga rendi i ditës”, ka thënë ai për EO.

Ministri Kraniqi ka folur edhe për qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës. Ai është shprehur se koalicioni qeverisës është stabil dhe se qeveria do ta përfundojë mandatin.

“Tani për tani është gjithçka stabile dhe mendoj se kjo qeveri do të shkojë deri në fund të mandatit. Sa i përket koalicionit unë konstatoj se është stabil, përkundër faktit që vetëm një subjekt në qeveri mund të ketë mosmarrëveshje ndërmjet ministrave, mirëpo unë konsideroj se gjithçka është stabile, edhe pse kemi shpeshherë konsulta apo reagenca, ndoshta për çështje të caktuara, sepse secili ministër kërkon dhe bën përpjekje që të dalë me punë më mirë dhe kështu që është një lloj gare dhe pastaj varet prej kryeministrit se si e bën rendin”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme jo të mira vijnë nga zhvillimi i vaksinës kundër…