Javën që shkoi 11 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt
12 qershor 2023
| 12:33
Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkojë, nga data 05-11/06/2023 janë raportuar 11 raste të dhunës në familje prej tyre: 8 raste në Ferizaj, 2 raste në Kaçanik dhe 1 rast në Shtërpcë.
Me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, pesë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa 6 persona tjerë të dyshuar janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.