![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/policia-7.jpg)
Javën që shkoi policia rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 245 gjoba
29 maj 2023
| 10:30
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi ka shqiptuar 1 245 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 18 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 28 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime 11, persona të lënduar 18, aksidente me dëme materiale 17.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.