Javën që shkoi u realizuan 73 urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale

21 qershor 2022 | 10:30

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit për të realizuar urdhëresat e Gjykatës Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti gjatë javës që shkoi, nga data 13-19 qershor – 2022 janë realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse, për dallim nga java paraprake që ishin realizuar 41 urdhëresa.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka theksuar…