Javën që vjen merret vendimi për shkollat e universitetet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se në fillim të javës tjetër do të merret vendimi në lidhje me shkollat dhe universitetet, të cilat janë mbyllur prej datës 11 mars për shkak të pandemisë Covid-19.
Rama ka theksuar se ekziston një rris i madh nëse hapen shkollat, pasi ato janë të mbipopulluara edhe për shkak të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.
“Deri në fillim të javës tjetër, do kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Harrojeni Suedinë. Vetëm Danimarka i ka hapur shkollat pjesërisht. Me të gjithë kryeministrat që kam folur thonë se nuk e dinë se ca do bëjmë. Ne kemi dhe një taksirat tjetër, pasojat e tërmetit. Ku kemi humbur shumë shkolla në zonën më të populluar të Shqipërisë, dhe kjo na ka mbipopulluar shkollat. Ndaj rrisku nëse hapim shkollat dhe ai është i madh”, ka thënë Rama gjatë një komunikimi live në “Faceook”.