Javën tjetër fillon vaksinimi i popullatës në Britani të Madhe
Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë perëndimor që autorizon një vaksinë Covid-19, një moment historik në pandeminë e koronavirusit, që hap rrugën për dozat e para që do të shpërndahen në të gjithë vendin javën e ardhshme.
“Ndihma është në rrugë e sipër”, njoftoi sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, të mërkurën, pasi rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar dhanë autorizimin urgjent për një vaksinë të bërë nga gjigandi farmaceutik amerikan “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech”.
Një analizë përfundimtare e provës së fazës 3 të vaksinës tregon se ishte 95 % efektive në parandalimin e infeksioneve, madje edhe te të moshuarit dhe nuk shkaktoi shqetësime serioze të sigurisë, tha “Pfizer” muajin e kaluar.
Mbretëria e Bashkuar ka lënë pas Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në garën për të aprovuar një vaksinë.