Jay-Z: Kam qarë kur mamaja më tha se ishte lesbike
05 prill 2018
| 11:58
Reperi i famshëm Jay-Z ka qarë nga lumturia kur mamaja e tij i kishte thënë se ishte lesbike. “Isha aq e lumtur për të sepse më në fund ishte e lirë”, ka thënë ai.
Jay-Z i ka kushtuar këtij momenti këngën “Smile” në albumin e tij të fundit 4:44.
“Mami kishte katër fëmijë, por ajo ishte lesbike. Duhej të fshihej në një dhomë të errët. Kështu ka arritur ta mjekojë plagën. Turpi i shoqërisë dhe dhimbja ishte e madhe”, ka thënë reperi Jay-Z.