Jazz mposhti sërish Memphisin

28 mars 2021 | 16:18

Në të dytën ndeshje radhazi Utah Jazz, që kryesojnë Konferencë e Lindjes në NBA, mundën Memphis Grizzlies, këtë herë me një rezultat më të thellë, 110-126. Titulli MVP i ndeshjes i takoi Donovan Mitchellit, autor i 35 pikëve.

Plot 28 pikë shtoi Clarkson për këtë sukses të Jazz, ndërsa francezi Gobert dha kontribut me “double-double”: 16 pikë dhe 14 “rebound”. Kawhi Leonard dhe Paul George ishin frymëzuesit e Los Angeles Clippers në fitoren 112-122 ndaj Philadelphia 76ers. I pari realizoi 28 pikë, ndërsa tjetri 24, ndërsa për Philadelphian nuk mjaftuan 29 pikët e Tobias Harris. Pavarësisht kësaj disfate, 76ers mbeten në krye të Konferencës së Lindjes, ndërsa Clippersat ruajnë pozicionin e tretë në Perëndim, që u kërcënohet nga Lakersat. Edhe pse nuk kishin në dispozicion Julius Randle dhe Mitchell Robinson, i cili u dëmtua në fillim të ndeshjes, New York Knicks arritën të fitonin në Milwaukee me rezultatin përfundimtar 102-96. Nga ana tjetër, Bucks, në emergjencë për shkak të mungesave të Khris Middleton dhe Jrue Holiday, nuk ishin në gjendje të çanin mbrojtjen e skuadrës njujorkeze.

Në mungesë të Luka Donqiq, Dallas Mavericks iu desh të dorëzoheshin kundër New Orleans Pelicans me rezultatin 103-112. Pelicans vazhdojnë të ëndërrojnë me Zion Williamson, i cili pas 39 pikëve të shënuara kundër Denverit, ishte vendimtar me 38 pikë për të mposhtur teksanët. Boston Celtics iu imponuan Oklahoma City Thunder me rezultatin përfundimtar 111-94. Lideri i ekipit të Masaçusetsit rezultoi Jayson Tatum me 27 pikë, pa harruar ndihmën e Jaylen Brown me 25 pikë. /SS/

Rezultatet

New York Knicks – Milwaukee Bucks                      102-96
Detroit Pistons – Washington Wizards                   92-106
Houston Rockets – Minnesota Timberwolves        129-107
Chicago Bulls – San Antonio Spurs                          104-120
Dallas Mavericks – New Orleans Pelicans              103-112
Boston Celtics – Oklahoma City Thunder              111-94
Memphis Grizzlies – Jazz Utah                                110-126
Filadelfia 76ers – Los Angeles Clippers                  112-122
Cleveland Cavaliers – Sacramento Kings               98-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e fundit në kampionat e Interit u shty për…