Jazz të papërmbajtshëm, Bucks bien ndaj Clippersave
Vijojnë me intensitet të lartë ndeshjet në NBA dhe siparin në mbrëmjen e radhës e ngritën Washington Wizards, që mposhtën 124-132 Indiana Pacers. Vendimtar në këtë sukses të Wizards Russell Westbrook, që e mbylli ndeshjen me “triple-double”, 35 pikë, 14 “rebound” dhe 21 asistime. Në radhët e Pacers spikati Domantas Sabonis, që realizoi po 35 pikë si dhe kontrolloi 11 topa.
Buzëqeshin New Orleans Pelicans, që iu imponuan 115-109 Boston Celtics. “Djaloshi” i mrekullueshëm, Zion Williamson, rezultoi më i miri mbi parket me 28 pikë dhe 8 “rebound”. Vazhdojnë të fitojnë Brooklyn Nets, këtë radhë 107-112 ndaj Minnesota Timberwolves. James Harden, si zakonisht, mori rolin e protagonistit me “trible-dobule”: 38 pikë, 11 “rebound” dhe 13 asistime, ndërsa Kyrie Irving shtoi 27 pikë të tjera për Nets.
Nuk ka fund zhgënjimi për Toronto Raptors, që humbjen e radhës e pësuan përballë Detroit Pistons, 104-118. Vazhdon të impresionojë debutuesi Saddiq Bey, autor i pesë trepikëshave për një total prej 19 pikësh. Fitore e lehtë për Dallas Mavericks, që shkatërruan 127-106 Oklahoma City Thunder. Luka Donqiq realizoi 25 pikë, ndërsa Kristaps Porzingis shtoi 20 pikë të tjera për ekipin teksan, raporton “Supersport”.
Utah Jazz, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, e patën të lehtë përballjen ndaj Cleveland Cavaliers, që i mposhten thellë 75-114. Donovan Mitchell spikati me 19 punti, ndërsa Mike Conley e Rudy Gobert e mbyllën të dy me nga 18 pikë.
Në atë që konsiderohej përballja e mbrëmjes, Los Angeles Clippers shkatërruan Milwaukee Bucks me 24 pikë diferencë, 105-129. Marcus Morris rezultoi më i miri mbi parket për Clippers me 25 pikë, pa lënë mënjanë kontributin e Kawhi Leonard, që shënoi 23 pikë, apo Luke Kennard Reggie Jackson respektivisht më 21 dhe 20 pikë.
Rezultatet
Indiana Pacers – Washington Wizards 124-132
New Orleans Pelicans – Boston Celtics 115-109
Minnesota Timberwolves – Brooklyn Nets 107-112
Miami Heat – New York Knicks 98-88
Toronto Raptors – Detroit Pistons 104-118
Memphis Grizzlies – Houston Rockets 120-110
Dallas Mavericks – Oklahoma City Thunder 127-106
Sacramento Kings – San Antonio Spurs 132-115
Cleveland Cavaliers – Utah Jazz 75-114
Chicago Bulls – Golden State Warriors 102-116
Milwaukee Bucks – Los Angeles Clippers 105-129