
JD Vance në Vatikan, takon Papa Françeskun
20 prill 2025
| 19:14
Në një takim të veçantë të mbajtur sot në Selinë e Shenjtë, zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, u prit nga Papa Françesku.
Nëpërmjet një deklarate publike, Vance shprehu mirënjohjen për ftesën dhe mundësinë për të zhvilluar këtë takim me Atin e Shenjtë.
”Sot u takova me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun. Jam mirënjohës për ftesën e tij për t’u takuar, dhe lutem për shëndetin e tij të mirë.
Gëzuar Pashkët!”, shkruan Vance.
Takimi vjen në një kohë simbolike për të krishterët në mbarë botën, teksa kremtojnë festën e Pashkëve, dhe përforcon lidhjet shpirtërore dhe diplomatike mes Vatikanit dhe Shteteve të Bashkuara.