
“Je bërë si transvestit!”, Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses: Më mirë…
Jemi në kohën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, ku secili nga ne ka të drejtë që të publikojë e të thotë çfarë të dojë, ndonjëherë madje duke cenuar edhe jetën e tjetrit.
Dhe me siguri që e keni vënë re se më të ekspozuarit në këtë raste janë figurat publike, edhe për shkak të audiencës së lartë.
Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi. Kjo e fundit ka postuar së fundmi disa foto në llogarinë e saj në “Instagram”, ku duket në super formë si zakonisht.
Mirëpo, jo të gjithë i shohin gjërat njësoj. Një komentuese i ka shkruar këngëtares: “Je ber si tranvestit, me te kap ty zere se ke kapur trans”.
Ky koment aspak i këndshëm, nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Jonida, e cila ia ka kthyer: “Më mirë vetja se sa prototipi i vulgaritetit”.
