“Je e bukur pa filtra” Fansat zhgënjehen nga Monica Bellucci

11 maj 2022 | 14:08

Ajo është padyshim një ikonë bukurie. Së fundmi aktorja legjendare italiane Monica Bellucci ka publikuar një kolazh fotosh në rrjetin social “Instagram” nga ceremonia ‘Maria Callas Monaco Gala & Awards 2022’.

Monica është akuzuar për ekzagjerim të Photoshop-it. Bellucci është shquar për bukurinë e saj natyrale dhe nuk mund të themi që në këto foto nuk shkëlqeu, por nga fansat e saj u vu re mënjëherë se fotografitë ishin të përpunuara.

Dikush komentoi se: “Pse kaq shumë Photoshop për të? Fotografitë e tua nuk kanë nevojë për filtra. Je e bukur pa to”.

Rikujtojmë, se së fundmi Monica Bellucci ka folur për plakjen me hijeshi, duke thënë se dëshiron ‘të plaket në mënyrë paqësore’ dhe nuk është ‘e fiksuar’ për të ruajtur figurën e saj në të 50-at.

57-vjeçarja ndau mendimet e saj për rritjen e moshës në një intervistë me revistën “Sunday Times Style”, duke thënë se preferon verën, makaronat dhe klasat e herëpashershme të pilates sesa stërvitjet rraskapitëse dhe dietat kufizuese.

“Je e bukur pa filtra”/ Fansat zhgënjehen nga Monica Bellucci“Je e bukur pa filtra”/ Fansat zhgënjehen nga Monica Bellucci“Je e bukur pa filtra”/ Fansat zhgënjehen nga Monica Bellucci“Je e bukur pa filtra”/ Fansat zhgënjehen nga Monica Bellucci

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar tri nga katër marrëveshjet ndërkombëtare…