“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”/ Sindi reagon pas deklaratës së Julit

17 shkurt 2021 | 12:13

“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”/ Sindi reagon pas

Dy konkurrentët e “Për’puthen”, Sindi dhe Juliani, janë përjashtuar për momentin nga studio, pasi të hënën pati një debat mjaft të ashpër mes tyre. E gjitha nisi kur Juli bëri një replikë apo batutë, ku i tha Sindit se shumë persona i kanë thënë që të dalë në takim me të, pasi është si vaj Borshi, ekstra i virgjër.

Ishin pikërisht këto fjalë që e bënë Sindin të reagonte mjaft ashpër dhe të niste të bërtiste kundrejt konkurrentit, i cili ka pak ditë që është bërë pjesë e “Për’puthen”.

Duke parë se reagimet kanë qenë të shumta kundër Sindit dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë mbajtur anën e Julit, bukuroshja ka vendosur që të reagojë përmes një postimi të gjatë në “Instastory”.

Në postimin e saj, Sindi shprehet se pasi ka parë ritransmetimin e asaj puntate, ka kuptuar se Juli e ka thënë pa të keq atë shprehje, por kanë qenë të qeshurat në studio që e kanë bërë të reagojë në atë mënyrë.

Sindi shton se do t’i kërkojë falje Julit sapo të kthehen në studio dhe se nesër pasnesër mund të jetë edhe shok me të. Gjithashtu shkruan edhe për kërcënimet që i kanë bërë asaj dhe familjes së saj.

“Je si vaj Borshi, ekstra i virgjër”/ Sindi reagon pas

“Përshëndetje të gjithëve! Po prisja momentin që do kthehem në studio për të pranuar faljen e Julit dhe për ti kërkuar falje atij dhe produksionit për ekzagjerimin e reagimit tim. Normalisht që mbasi kam parë ritransmetimin e kam vënë re që ai nuk e ka pasur me tendencë të keqe… Mbase të qeshurat që kanë shpërthyer nga të tjerët për batutën e thënë që realisht mua më prek jo për faktin se jam e virgjër që realisht më kanë bërë të reagoj keq… Në moment e sipër çdokush do vepronte në një mënyrë të caktuar. Eh, unë jam njeri që nuk i menaxhoj dot nervat dhe normal reagova ashtu si jam pa maska, dhe siç kam vepruar gjithmonë… Më vjen keq që një shqiptari e tërë të më sulet mua pa ditur asgjë në lidhje me mua, me kërcënime, me ofendime, me nxjerrje certifikatash personale familjare e shumë e shumë të tjera, duke ditur që në fund të ditës ishte thjesht një reagim i momentit në një reality show… Do të  doja të kërkoja shumë falje edhe publikut sepse realisht nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im të bëj askënd të ndihet keq e për më tepër të pa pranuar nga unë… Ju lutem nga zemra të gjithë këtë mllef ta shprehni për problemet sociale që kemi ditë mbas dite dhe jo për një reagim të 22-vjeçareje që në fund të ditës ka shumë për të mësuar nga jeta  dhe është thjeshtë pjesë e një reality show… Unë nesër-pasnesër do ta kem shok Julin dhe juve çfarë ju ngel? Kërcënimi që më keni bërë mua dhe familjes sime… Çfarë bëni jo njerëz?!”, shkruan Sindi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, ka…