“Je zero”, rikthehet sherri mes Stresit dhe Einxhel, reperi: Ke takuar Sali Lushajn dhe jo mua

08 janar 2022 | 11:15

Pak kohë më parë, debati i krijuar mes reperit Stresi dhe moderatores Einxhel Shkira bëri xhiron e mediave rozë. Gjithçka nisi kur kjo e fundit nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së Klodian Rashës, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta. Ai e ofendonte Einxhel në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Mirëpo, duket se ky debat është rikthyer sërish, pasi Einxhel e ka përmendur Stresin në “Big Brother VIP” duke i thënë Sarah Berishës se ai i ka kërkuar falje.

Reperi e ka postuar këtë moment në rrjetet sociale, duke thënë se nuk i ka kërkuar falje, por babai i tij, Sali Lushaj.

“Në një mënyrë apo në një tjetër ti je zero mi goce. Hahaha zemër s’kam kërkuar falje përveç së vërtetës. Ke taku Salën jo mu, çdo prind kërkon falje po ti shkosh te shtëpia. Po unë Arkimed Lushaj jo”, ka shkruar Stresi./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tayna po shijon disa ditë relaksi në Miami Beach në…