Jeff Bezos fillon ndërtimin e orës më të madhe në botë!
Miliarderi i teknologjisë ka ardhur me idenë për të ndërtuar orën më gjigante në botë
Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në planet. Së fundmi miliarderi i teknologjisë ka ardhur me idenë për të ndërtuar orën më gjigante në botë. Në vitin 2018, u njoftua se Bezos kishte investuar në një projekt që do të shihte një orë gjigante 10,000-vjeçare brenda një mali në Teksasin Perëndimor, një orë për të cilën ai do të shpenzojë 42 milionë dollarë.
I gjithë qëllimi i ndërtimit të orës thuhet të jetë që ajo të mund të funksionojë “për një 10 mijëvjeçar” dhe të fuqizohet nga ciklet termike të Tokës. Ndërtimi i orës ka filluar që atëherë dhe mbetet në vazhdim, por pasi të ketë përfunduar puna, ajo do të jetë 152 metra “në këmbë”.
Rikujtojmë, se Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez po shkojnë drejt altarit. Ish-prezantuesja 53-vjeçare përshkroi momentin kur miliarderi i kërkoi të bëhej gruaja e tij me vetëm një fjali. “Kur hapi kutinë, unaza ishte aq mbresëlënëse sa për pak më ra të fikët”, ka rrëfyer Lauren në një intervistë për Vogue.
Unaza ka një diamant 20 karatësh që vlerësohet të ketë kushtuar 2.5 milionë dollarë. Sanxhez shton se:
“Ne po mendojmë për martesën. A do të jetë e madhe? A do të bëhet jashtë vendit? Nuk e dimë ende. Kemi vetëm pesë muaj që jemi fejuar”.