Jeff Bezos: Koha të rikthehemi në Hënë
Themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, ka paraqitur një model të ri të një anije kozmike që synon të transportojë pajisjet dhe njerëzit në Hënë deri në vitin 2024.
Automjeti pa pilot, i quajtur “Blue Moon” (hëna blu) do të mbajë instrumente shkencore, satelitë etj.
“Është koha për t’u kthyer në Hënë, dhe këtë herë për të qëndruar”, ka thënë Bezos.
Bezos paraqiti synimet e tij për zbulimin e hapësirës në Qendrën e Konventës së Uashingtonit, në një audiencë të përbërë nga klientë potencialë dhe zyrtarë nga NASA.
“Blue Moon” do jetë i ngarkuar me karburant të mjaftueshëm për të shkuar nga Toka në Hënë.
“Blue Moon” do të peshojë rreth 15 mijë kg kur të mbushet me karburant për tu nisur nga Toka, e cila do të ulet në rreth 7,000 kg kur të jetë gati të mbërrijë në Hënë.