Jehona e Malësisë” për “Forumin Shqiptar” dhe kryetarin Gjeloshaj: Ku ka bashkim shqiptar, ka fitore!
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka gjetur përkrahje gjithandej ku jetojnë shqiptarët, në veçanti në Michigan.
Pritje madhështore, më 3 shkurt në Michigan, do t’i organizojë Shoqata Atdhetare “Jehona e Malësisë”, e cila fton anëtarësinë e gjerë, qytetarët shqiptarë nga Malësia për takim me kryetarin aktual dhe të ardhshëm të Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Ja ftesa e “Jehonës së Malësisë”:
Të dashur bashkatdhetarë,
Ju ftojmë që së bashku, në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, të mirëpresim kryetarin e Komunës së Tuzit dhe kryesuesin e listës së Forumit shqiptar, z. Nik Gjeloshaj, i cili do të jetë në Michigan më 3 shkurt.
Malësia thirri, diaspora u përgjigj, shqiptarët u bashkuan dhe u bënë Zot shtëpie në vend të vetë. Diaspora kërkon unitet dhe bashkim mes vëllezërve dhe duke parë që shqiptarët janë bashkuar në Forumin shqiptar, zgjedhja se kë do të rrethojmë në fletëvotim do të jetë shumë e lehtë, ose shqiptarët ose antishqiptarët, ose ata që zhvillojnë Malësinë ose ata që na detyruan të largohemi nga Malësia. Aty ku ka bashkim shqiptar, aty ka fitore.
Nuk ka shtet as s’ka shërbim, që e përçan këtë bashkim!