Jehona Lushaku: ‘500K zemrat’ nuk ia dolën, tash LVV turret të kontestojë procesin e zgjedhjeve!

08 mars 2025 | 19:33

Jehona Lushaku nga lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas ankesës së LVV-së në PZAP për rivotim në diasporë.

Lushaku në reagimin e saj tha se “arsyeja është e thjeshtë, s’ka numra siç donte”.

Ajo tha se rritja e LDK-së është pengesa kryesore për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushaku tutje potencoi se ” mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve”

“Arsyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siç donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve. Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta. E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë” shkruan Lushaku.

Reagimi i plotë:

Partia në pushtet paska nisë ankesa për procesin zgjedhor, me qëllim të vazhgitjes së certifikimit.

Arsyeja është e thjeshtë: S’po ka numra, ashtu siç donte. E, pra mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve.

Është e dukshme që rritja e LDK-së është pengesa kryesore për ta.

E po, rritja e LDK-së është vet puna e pandalshme e shumë aktivistëve e bashkatdhetarëve tanë që s’u ndalën asnjëherë. 💙

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.…