“Jemi çuditë krejt, njeri ma të mirë nuk ka pas”, flet dhëndri i pronarit të furrës

25 mars 2025 | 15:04

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Pronari i furrës “Diellza”, Arsim Morina ka vrarë me armë zjarri punëtoren e tij, Nexhmije Haradini e më pas edhe vetën.
Rreth orës 15:00 të pasdites së djeshme, tek nënkalimi i fshatit Stanoc në Vushtrri, autoritete kanë identifikuar dy trupa të pajetë.
E lidhur me rastin, për Gazetën Insajderi ka folur dhëndrri i Arsim Morinës.
Ai deklaroi se i ndjeri, nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. Arsim Morina la pas vetes dy vajza.
“Jemi çudit krejt, nuk ka pasur njeri ma të mirë nuk ka pasur kurrë probleme me askënd, dy vajza mbrapa i ka lënë”, tha dhëndri i Morinës.
Familjarët e viktimës tregojnë se e ndjera se ka qenë punëtore në furrë. Por e ka lënë punën.
Sipas familjarit, dyshimet e para jo zyrtare mund te jenë për shkaqe xhelozie. Ai tha se e ndjera ka lënë punën dhe për këtë arsye pronari i furrës mund ta ketë kryere vrasjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, u shpreh i lumtur pas…