Jemi dorëzuar para migrimit masiv të të rinjve

18 tetor 2022 | 10:34

Shkruan: Faton Hasani

Migrimi masivë i të rinjëve një plagë e madhe që po kullon gjakë e nuk po trajtohet me seriozitet,  jo që nuk po tentohet të shërohet por jemi dorëzuar para saj duke e pritur vdekjen si të mjerë e pa dinjitet.

Nëse jo në asnjë pikë tjetër këtu përgjegjegjësin e bartin bashkarisht pozita dhe opozita dhe e kanë obligim që bashkë duke e ndimuar njëri tjetrin të punojnë që urgjentisht të ndalet ky fenomen shkatërrues për shtetin tonë.

Zbrazja e Kosovës nga të rinjët për nga numri, mënyra, dhe specifikat tjera  nuk është thjeshtë një fenomen i njejtë që po ndodhë në gjitha vendet e rajonit.

-Madje migrimi është aq i madhë sa që mundë ta vrejmë jav pas jave.

Një mënyrë e tillë e migrimit masivë nuk mundë të bëhet pa pasur një organizim të mirfilltë nxitës dhe lehtësues.

Asnjëher nuk ka pasur më shumë dëshprim e humbje shprese tek të rinjët që janë pjesa vitale e kombit ,gjdo ditë nga vendi po largohen jo vetëm puntorë fizik por edhe kuadrot më të mira nga profesione të ndryshme nga ingjinjerët, arkitektektët e deri te profesionet më fisnike mjek, polic, pjestarë të FSK -së, e poashtu ka filluar fenomeni i transferimit të biznismenve në vende tjera ku ata shohin prespektivë për bizneset e tyre.

A po i ipet fundi ekonomis së vendit që rrjedhimisht do të prodhoj probleme madhore sociale dhe do ta vë në pikpytje stabilitetin ekonomik, politik dhe social në vendë a jemi të vetëdijshëm se e kemi shancin e fundit për ta parandaluar këtë fenomen shkatrrues për Shtetin e Kosovës

Si mundë ta paramendojmë zëvendësimin e të rinjëve tonë me punëtorë nga Sirilanka, Bangladeshi e vendet Afrikane dhe Aziatike të cilët për një kohë të shpejtë mundë të arrijnë në disa qindra mijra dhe pas pakē vitesh ta marrin edhe nënshtetësin e Kosovës dhe të kenë ulset e tyre edhe në parlamentin e Kosovës,nuk kamë qasje raciste në asnjë mënyrë por ne duhet të lejojmë të tjerët të vinë dhe punojnë në vendin tonë pasi ti kemi sistemuar shtetasit tonë thjesht të veprojmë ashtu siq vepron Gjermania dhe vendet e BE-së.

Masat që duhet marrë urgjentishtë

1/Paga minimale duhet të jetë 550 euro neto si në sektorin privatë po ashtu edhe në sektorin publikë.

2/Funkcionalizimi i sigurimeve shëndetësore me urgjencë.

3/ Rritja substanciale e pagave për stafin mjeksorë dhe financimi për specializimin e kuadrove mjekve specializantë.

4/ Investime në spitale publike me aparatura dhe stafë mjeksorë.

5/ Rritja e pagave 100%  për Policinë dhe FSK-në dhe të gjitha institucionet tjera ligjëzbatuese.

6/ Krijimi i mekanizmave ligjore dhe politikave që mundësojnë tërheqjen e investimeve të huaja.

Natyrishtë se për ti realizuar këto masa duhen mjete financiare le të rriten tatimet tek një pjesë specifike e bizneseve dhe të krijohen mjetet e nevojshme financiare, dhe normalishtë me kuadro që dinë, duan, dhe mundē t’i bëjnē këto reforma e jo me kusheri, teze, aktivistë servil të subjekteve politike që nuk posedojnë as minimumin e kritereve profesionale.

Kjo gjë është shumë e mundur vetëm duhet ta kemi vullnetin dhe ta duam vendin.

Baca Adem Jashari dhe heronjët tjerë nuk kanë dhënë jetën që Kosova të zbrazet e të mbushet me shtetas afrikanē e aziatikë.

Politikanë mos fleni zgjohuni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren të martën ka shpallur aktgjykim dënues…