“Jemi drejt luftës globale”, objektivi sekret i ofensivës ukrainase në territorin rus

21 gusht 2024 | 20:31

Konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë mund të përshkallëzohet drejt një konflikti global. Alarmin e ka ngritur zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini.

Në një intervistë për mediat italiane, Salvini theksoi se ndihma humanitare për Ukrainën është e nevojshme dhe partia e tij përherë e ka miratuar këtë nismë. Por, dërgimi i armëve në Ukrainë për të vrarë dhe sulmuar në territorin rus do të ishte pararendësja e një konflikti botëror, theksoi Salvini.

Ndërkohë, gjermanët janë të shqetësuar se Ukraina mund të ketë të tjera objektiva në Rusi. Sipas medias së njohur gjermane, Die Welt, që kur Ukraina pushtoi Rusinë me trupat e saj, Perëndimi ka qenë në mëdyshje rreth synimeve të saj strategjike. Sipas ekspertëve, Kievi tashmë mund të jetë duke menduar për një rajon tjetër dhe manovra mund të jetë vetëm sinjali fillestar për një ofensivë të papritur, citon media gjermane.

Planet për një sulm të ri janë edhe argumentat kryesore për të cilën politika gjermane ka qenë skeptike për ndihmat ushtarake ndaj Ukrainës. Asnjë para shtesë nuk duhet të vihet në dispozicion në buxhetin federal për të mbështetur Ukrainën, bëjnë me dije burime për Die Welt.

Në përpjekje për një riorganizim të ri luftarak dhe pajisjen me trupa të reja, presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me liderin çeçen Ramzan Kadyrov. Ky i fundit së bashku me shefin e Kremlinit inspektuan trupat çeçene dhe vullnetarët që ishin gati për të luftuar kundër Ukrainës, në atë që ishte udhëtimi i parë i Putinit në 13 vjet në republikën e Kaukazit të Veriut. Udhëtimi i paparalajmëruar në republikën kryesisht myslimane që është pjesë e Rusisë vjen ndërsa Moska lufton për të shtyrë forcat ukrainase nga rajoni i saj Kursk dy javë pasi ata thyen kufirin në pushtimin më të madh të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur më 19 gusht rreth orës…