Jemi gati për zgjedhje

29 prill 2025 | 08:03

Sot do të zhvillohet seanca e tetë me radhë e konsistuimit të Kuvendit të Kosovës. Ky “ngërq” politik vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk po arrin të gjen “zgjidhje” për zgjedhjen e kandidates së deputetes, Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo pesë here tentoi por votat ishin të njëjta, 57 pro, 41 kundër dhe 3 abstenim.

Rashit Qalaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se kreu i Kuvendit përfaqëson të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës dhe jo vetëm partinë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai u shpreh se çasja e PDK-së nuk ka ndryshuar por as ajo e LV-së për ndryshim kandidati apo ndonjë gjë tjetër.

“Varet se çfarë hapa marrin Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicionet parazgjedhore, Lista Guxo dhe Alternativa, nëse është Haxhiu, rezultati mbetet e njëjtë. Nuk kemi ndonjë ndryshim mendimi apo qendrimi gjatë ditës së nesërme. As nuk i numërojë, e rëndësishme është personi i propozuar. Pajtohem se kreu i Kuvendit nuk përfaqëson vetëm partinë fituese, por deputetët e Kuvendit të Kosovës. Duhet të gjindet një person  që reflekton pozitivitet tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.  Nuk kam informacion për ndonjë përpjekje të daljes nga ngërçi i krijuar”, tha Qalaj.

Qalaj deklaroi se Haxhiu nuk përfaqëson “unitetin” dhe e kaluara e saj ka qenë shumë “deskrutive”.

“Ajo prej karrierës politike ka qenë shumë agresive ndaj deputetëve të partive politike të tjera. Kemi memorie që mbajmë ndaj personave politik. Haxhiu nuk ka pasur asnjëherë minimumin e kërkuar njerëzor të komunikimit”, tha Qalaj.

Qalaj tha se PDK-ja është e gatshme për shkuarjen e zgjedhjeve.

“Duhet të kemi oferta. Duhet të kem i përpjekje të koalicionit fitues kalimi i kësaj bllokade politike. Përndryshe, çështja e zgjedhjeve nuk mund të vijë pa zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Nuk i konvenojnë askujt në vend, fillimisht qytetarëve por as partive politike. Nuk dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, nuk frikësohemi. Jemi të gatshëm të shkojmë”, deklaroi Qalaj.

Ai deklaroi se është kundër rritjes së energjisë elektrike, e cila do të rritet nga 1 maji.

“Është dashtë me pas një qeveri e cila menaxhon krejt vendin. Deklsrimet e Kurtit për sovranitetin në very tregohen tani. Vendimet nuk vlejnë për veriun e vendit. Elektroserveri dhe të gjithë duhet të nënshtrohen ligjeve dhe rregullave të këtij vendi. Çmimi i rritur i energjisë është e papranueshme, por është bërë”, deklaroi Qalaj. /Dukagjini

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Deçan do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të…