“Jemi gati”! Sokol Guga, Eni Çobani e Albert Dumani premtojnë show natën e Krishtlindjeve
“Krishtlindje në Tiranë” vjen në sezonin e 9 të tij. Një spektakël i madh i kuruar deri në detaje nga producenti e prezantuesi Sokol Guga, i cili këtë vit premton një super spektakël me emrat më të mirë të skenës dhe televizionit. Edhe ky edicion do të vij për të gjithë shqiptarët cdo datë 25 Dhjetor, për të kremtuar Krishtlindjet të gjithë bashkë. Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” vjen nën prezantimin e tre emrave të njohur, Sokol Guga, avokatja e mirënjohur Eni Çobani dhe autori e prezantuesi Albert Dumani.
Producenti Guga na zbulon disa detaje shumë interesante për këtë sezon të 9 të këtij spektakli tashmë shumë popullor në Shqipëri. Ky edicion do të ketë jo vetëm artist të rinj, pra emra të rinj si Alisa Zhapa, por edhe emrat më big të këngës e artit shqiptarë si: Redon Makashi, Renis Gjoka, Vesa Luma e Big Basta deri tek i madhi Frederik Ndoci që do të ngjiten në skenë. Për herë të parë, pjesë të spektaklit “Krishtlindje në Tiranë” do të jenë edhe një grup polifonik që do të gërshetohet bukur me muzikën e Krishtlindjeve, ky është një ngacmim që producenti muzikor Gent Myftaraj i bënë publikut. Sigurisht nuk do të mungojnë edhe trupa e baletit e cila është pjesë përbërëse e këtij spektakli”-shprehet Sokol Guga. Gjithcka duket se do të marrë formë në 25 Dhjetor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ku pritet të dhurohet shumë shoë në skenë. Skenografia edhe të këtij edicioni i është besuar skenografit të mirënjohur Bledar Gërçaliu i cili këtë vit do të vij në një skenografi me motive Krishtlindjesh.