Jemi gati ta mbyllim kapitullin e negociatave me Malin e Zi
Komisionari Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se gjatë Konferencës Ndërqeveritare me Malin e Zi në qershor të këtij viti, u arrit një moment historik i rëndësishëm në negociatat e vendit tonë me BE-në.
“Me përmbushjen e standardeve të përkohshme të sundimit të ligjit nga kapitujt 23 dhe 24, Mali i Zi ka bërë një hap kyç përpara në rrugën e tij të zgjerimit. Tani jemi gati të vazhdojmë me mbylljen e përkohshme të kapitujve të negociatave – tha Varhelji në Budapest në takimin e kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së (COSAC), që u mbajt në Budapest në korrik”.
Takimi u organizua në kuadër të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së.
Siç tha Varhelji, ai shpreson që së shpejti të pasojnë konferenca të tjera ndërqeveritare nën presidencën hungareze.
“Mbyllja e kapitullit na çon në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi” – tha Varhelji.