Jemi gati ta pranojmë neutralitetin, marrëveshja të hidhet në referendum

28 mars 2022 | 08:23

Ukraina është e gatshme ta pranojë statusin e neutralitetit si pjesë e marrëveshjes së paqes me Rusinë. Këtë deklaratë e ka dhënë presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë me gazetarët e pavarur rusë, të raportuar nga CNN.

“Garancitë e sigurisë dhe statusi neutral dhe jobërthamor i shtetit tonë: kjo është pika më e rëndësishme. Kjo ishte pika e parë parimore për Federatën Ruse, me sa mbaj mend. Dhe me sa mbaj mend, ata filluan luftën për të. Ne jemi të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo është pika më e rëndësishme”, tha presidenti ukrainas.

“Çdo marrëveshje duhet t’i vihet popullit ukrainas në një referendum”, tha ai. Por Zelensky theksoi edhe një herë dëshirën e tij për të arritur një marrëveshje konkrete paqeje.

“Kjo është një klauzolë garancie sigurie për Ukrainën. Dhe duke qenë se ata thonë se është edhe për ta garanci e sigurisë, është e kuptueshme për mua dhe po diskutohet. Është e thelluar, por unë jam i interesuar të sigurohem që të jetë jo vetëm një copë letër tjetër”, shtoi Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot do të vazhdojë…