‘Jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon ushtria e Kosovës’
24 mars 2019
| 11:40
Sot me 24 mars bëhen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se 20 vjet më parë NATO-ja filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë.
“Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë”.
“Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.