“Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani”
19 janar 2024
| 15:02
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me lëndimet që ka pësuar 23-vjeçarja Elza Ujkani si pasojë e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës.
Haradinaj ka thënë se në këto momente janë është me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani.
“Jemi me Elzën, familjen Ujkani dhe deputeten Fjolla Ujkani, në këto momente aspak të lehta për ta. Shpresojmë shumë që Elza do t’i përballojë lëndimet nga aksidenti i djeshëm dhe ndërhyrjet e mjekëve tanë profesionistë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.