“Jemi ndarë për arsye…” Meriton Mjekiqi pendohet për BBV3: “Do kisha fjetur me Ilnisën dhe Eglën”!

15 janar 2025 | 12:32

Çfarë i ka bërë mirë dhe çfarë i ka bërë keq qëndrimi brenda BBV?

Iftuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori Meriton Mjekiqi. Ai ka startuar mbrëmjen e 10 Janarit emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel, “A je bre normal”. Kjo është një ndër intervistat e tij të para që pas daljes nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania, ndaj pyetjet kësaj eksperience nuk kishin si të mos mungonin.

Çfarë i ka bërë mirë dhe çfarë i ka bërë keq qëndrimi brenda BBV?

Ka më shumë pika që më ka bërë mirë sesa keq. Mirë, sepse më bëri të njoh veten në shumë ngjyrat e mia dhe në formatin e Meriton Mjekiqit. Mirë më ka bërë edhe qetësinë, të cilën ndoshta nuk e kam pasur më përpara. Kam qenë ndoshta më impulsiv. Një e mirë tjetër që më ka ndodhur brenda Big Brother është që jam shumë më i përqëndruar dhe më ka rritur një shqisë të dëgjimit. Brenda, ndoshta nga mospërdorimi i telefonit dhe formës sesi jetonim, kishim interes që të dëgjonim gjithçka. Unë mësova shumë dhe shqisa e dëgjimit mu perfeksionua. Ndoshta për shkak të përqëndrimit dhe filloj edhe hulumtoj se përse më ka ndodhur ajo. Edhe po vazhdon edhe jashtë kjo puna e përqëndrimit. Pastaj se çfarë më ka bërë keq, nuk është diçka që më ka bërë keq. Nuk ka ndonjë detaj. Të mira ka shumë.

Është penduar për ndonjë gjë nga ky rrugëtim?

Ndoshta në 2-3 pika edhe jam penduar. Në dhomën e bardhë do reagoja në disa situata në formë tjetër. Aty jam penduar pak që s’kam reaguar. Për shembull ndryshe do kisha fjetur me të dyja. (Eglën dhe Ilnisën)

A është penduar që ka lënë Ilnisën?

Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt./TAR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar, Arijon Ibrahimoviq u largua nga Bayern Munchen dhe…