Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike

19 maj 2020 | 22:55

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se të martën nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me Covid-19 në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se tanimë jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike, që sipas tij, ka mundësi thellimi.

“Shumë teste sot në Prishtinë por asnjë pozitiv. Vetëm një rast në krejt Kosovën. Këto janë lajme të mira. Jemi në fund të krizës shëndetësore e në mes të krizës ekonomike që ka mundësi thellimi. Duhet të punojmë krejt bashkë për pakon ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se do ta…