Jemi në përfundim të pandemisë, nuk do të kemi valë tjetër

19 maj 2020 | 09:01

Infektologu Sali Ahmeti ka thënë se lehtësimi i masave të reja kufizuese ka sjellë rritje të rasteve me Covid-19, mirëpo qytetarët duhet të jenë më të durueshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve. Ahmeti ka treguar se jemi në fazën përfundimtare sa i përket virusit. Ai i ka lutur qytetarët për durim. “Masat e reja kufizuese kanë sjellë një rritje të frikshme të rasteve por, nëse kujdesi është më i shtuar dhe qytetarët janë më të durueshëm, do ta kalojmë edhe këtë fazë përfundimtare. Qytetarët kanë treguar një edukatë të mirë. Po i lus të jenë edhe më të durueshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të dhëna”, ka thënë Ahmeti në Klan Kosova.

Infektologu ka bërë me dije se virusi ende mbetet enigmatik, por mendon se vendi është në fazën përfundimtare. “Virusi ende mbetet enigmatik jo vetëm për ne, por për të gjithë botën. Megjithatë, nëse e shohim gjendjen, mendoj se jemi në përfundim dhe nuk mendoj se do të kemi ndonjë tjetër valë ose shpërthim rastesh”, ka deklaruar Ahmeti.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka afër finalizimin e programit…