Jemi në pritje të protokollit
18 maj 2020
| 11:51
Kryetrajneri i liderit të Superligës së Kosovës, Ballkani, Ismet Munishi, ka thënë se ende nuk kanë pranuar ndonjë protokoll.
“Deri tash nuk kemi marrë kurrfarë protokolli përveç lajmit të marrë nga mediumet që neve na lejohet të stërvitemi. Nuk e dimi se si dhe çfarë do të kemi të ndaluar e çfarë të lejuar”, ka thënë Munishi për KOHËN.
Ballkani kryeson pas 22 ndeshjeve me 44 pikë, një më tepër se Drita që gjendet në vendin e dytë, e tri më tepër se Gjilani e Prishtina, që mbajnë pozitat tre e katër. Superliga e Kosovës në futboll është pezulluar që nga marsi, siç janë pezulluar gjitha aktivitetet sportive, shkaku i pandemisë COVID-19.