Jemi optimistë se do të kalojë demarkacioni
28 shkurt 2018
| 08:09
Shefi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, se deputetët të cilët kanë konfirmuar mbështetjen për këtë marrëveshje nuk e kalon numrin 78, ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.
Sipas Krasniqit, disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.
Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.