Jemi shtet pa asnjë gazetë ditore, rimëkëmbja ekonomike duhet të përfshijë ndihmën për gazetat

16 dhjetor 2020 | 20:22

Publicisti dhe profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për mosdaljen e gazetave ditore në treg.

Ai ka thënë se Kosova është shteti pa asnjë gazetë ditore.

Krasniqi ka theksuar se ka modele në BE që shteti ndihmon gazetat ditore të mbahen në treg.

“Kuvendi e qeveria duhet t’i shqyrtojnë mundësitë që të ndihmojnë, veçmas në këtë kohë pandemie”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se rimëkëmbja ekonomike duhet të përfshijë ndihmën për gazetat ditore, e pakta për Koha Ditore dhe Epoka e re.

Postimi i plotë i tij:

Jemi shtet pa asnjë gazetë ditore! As në okupim e as në luftë nuk ka ndodhë kështu! Në okupim e patëm zëvendësuar Rilindjen me revista (Fjala, Zëri, Kosovarja, Shkëndija) e më vonë me gazetën Bujku. Në kohën e gjenocidit serb  dilte Koha Ditore në Shkup. Ka modele në BE që shteti ndihmon gazetat ditore të mbahen në treg. Kuvendi e qeveria duhet t’i shqyrtojnë mundësitë që të ndihmojnë, veçmas në këtë kohë pandemie. Bile edhe rimëkëmbja ekonomike duhet të përfshijë ndihmën për gazetat ditore, e pakta për Koha Ditore dhe Epoka e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Specialisti i urologjisë, Fahredin Veselaj, ka njoftuar se pas një…