‘Jemi të gatshëm edhe këtë javë për zgjedhje’, deputeti Thaçi del me një paralajmërim

01 prill 2024 | 15:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi është duke pretenduar se partia e tij është e gatshme për zgjedhje qysh nga kjo javë.

Madje sipas tij, do të thyejnë rekord në përqindje.

“Si LV jemi të gatshëm gjithmonë për zgjedhje qoftë edhe këtë javë apo këtë muaj, mirëpo unë personalisht nuk shoh ndonjë mundësi se do të kemi zgjedhje këtë vit”, ka thënë për “Gazeta Blic”.

Thaçi është prehur i bindur se Vetëvendosje do të thyejë rekord të ri me rezultatin në zgjedhjet e ardhshme.

“Kur jemi te përqindja e zgjedhje dua t’ju them se Lëvizja Vetëvendosje do ta thyejë edhe një rekord të ri në zgjedhjet që do të vijnë”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident me armë zjarri ka ndodhur në Haraçinë të…