Jemi të gatshëm t’i mbështetim palët për zbatimin e procesit

19 mars 2023 | 10:02

Komisionari i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mbrëmë në Ohër në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, duke thënë se BE-ja është e gatshme t’i mbështesë të dy palët në procesin e zbatimit.

“Angazhimi i plotë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës tregon guxim dhe vendosmëri drejt rrugës së tyre në BE. I përgëzoj të gjitha palët. Ne jemi të gatshëm t’i mbështetim të dyja në procesin e zbatimit”, ka shkruar Varhelyi në “Twitter”.

Kurti dhe Vuçiqi u pajtuan për ta zbatuar planin evropian dhe aneksin e tij pas bisedimeve maratonike prej më shumë së 12 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga…