Jemi të konsoliduar dhe  të mobilizuar si asnjëherë më parë

20 shtator 2021 | 15:10

Anëtari i kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerand Stavileci, ka bërë me dije se kjo parti është konsoliduar e mobilizuar si asnjëherë më parë për zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka deklaruar  se procesi i reformave që po kalon kjo parti ka entuziazmuar strukturat dhe ka bërë që shumë qytetarë kthehem nga kjo parti.

“Partia Demokratike është duke kaluar nëpër një proces reformues në mënyrë permanente. Zgjedhja e lidershipit të ri, e kryetarit dhe kryesisë së re, zgjerimi i hapësirës për kuadrot e reja dhe ato të dëshmuara, risitë e shumta strukturore dhe organizative, zgjedhja e kandidatëve më të mirë të mundshëm për kryetarë komunash, pasurimi i listave për asamblistë me gra e burra të rinj e të njohur, ka bërë që entuziazmi i strukturave dhe i qytetarëve të kthehet bindshëm nga ne”, ka deklaruar Stavileci.

Ai ka lavdëruar kandidatët për kryetar të komunave dhe kandidatët për asamble komunale nga kjo parti. “Sot secili qytetar i secilës komunë do të donte të kishte kryetarë komune njerëz e profile si Agim Aliu, Bedri Hamza, Uran Ismaili, Shaqir Totaj, Naim Ismajli e Besim Ilazi, gra si Leonora Morina Bunjaku, Floreta Zejnullahu e Arbënesha Kuqi, burra si Ramiz Lladrovci e Fadil Nura dhe shumë e shumë të tjerë. Ne kemi numrin më të madh të kandidatëve për asamble, numrin më të madh të të rinjve të përfshirë në listat tona, numrin më të madh të kandidatëve që garojnë për herë të parë, si dhe numrin më të madh të kandidateve gra për kryetare. Jemi të konsoliduar e të mobilizuar si asnjëherë më parë. Këtë po e shohim vetë në terren dhe këtë po na e vërtetojnë çdo ditë e më shumë numrat dhe faktet nga hulumtimet dhe anketimet”, ka deklaruar ai.

 

Kosova, e fundit në rajon sa iu përket pakove të rimëkëmbjes ekonomike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…