Jemi unikë që të mos të ratifikohet demarkacioni
08 mars 2018
| 09:46
Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Riza Smaka, ka bërë me dije se qëndrimi unik i të gjithë anëtarëve të këtij komisioni është që të rrëzohet Projektligji për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka treguar se inkorporimi i raportit të komisionit dhe deklarata e përbashkët e dy presidentëve në këtë projektligj nuk kanë ndonjë vlerë.
Sipas Smakajt, i cili është edhe zyrtar i lartë i AAK-së, nëse kjo marrëveshje ratifikohet dhe nuk përfillet raporti i komisionit, atëherë ky i fundit do ta rishikojë pozicionin.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)