“Jeni një ishull i vogël” | Rusia tjetër kërcënim të frikshëm për Britaninë: Mjafton një raketë bërthamore

02 maj 2022 | 19:28

Televizioni shtetëror rus ka lëshuar një tjetër kërcënim drejt Britanisë të Madhe, duke deklaruar se Rusia mund ta zhdukë “ishullin” me një cunami radioaktiv.

Në një video të re propogandistike të çuditshme, një gazetar tregoi se si raketa më e fundit bërthamore e Kremlinit, Satan 2, mund të asgjësojë Britaninë.

Paralajmëromi vjen pasi Kremlini ngriti mundësinë e sulmeve shkatërruese ushtarake ndaj Britanisë pas marrëveshjes së saj për furnizimin me armë të Ukrainës. Ekspertët e televizionit pro-Putin kërcënuan më parë përdorimin e raketës RS-28 Sarmat duke i dhënë fund botës dhe treguan atësinë e saj për të fshirë Anglinë nga harta.

Dmitry Kiselyov paralajmëroi opsionin e dytë të Rusisë për të “zhytur Britaninë në thellësi të detit” me “dronin e saj robotik nënujor Poseidon”.

Duke shpjeguar grafikën, ai paralajmëroi se raketa do të ngrinte një valë gjigante cunami deri në 1640 metra lartësi. Ai parashikoi se uji i tepërt do të përmbante “doza të larta rrezatimi” duke e kthyer atë që ka mbetur nga Britania në një “shkretëtirë radioaktive”.

Ngjarja nga televizioni shtetëror rus duket se bëhet më ekstreme pasi lufta e Putinit në Ukrainë po dështon duke pësuar humbje të mëdha në trupa dhe armatime. Raketa balistike ndërkontinentale hipersonike Sarmat 208 ton ‘Satan-2’ ka një shpejtësi prej 15,880 mph dhe pretendohet nga udhëheqësi i Kremlinit si “e pandalshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vdekja e papritur e super-agjentit Mino Raiola e tronditi pafund…