Jenneri: Mediet sociale më trishtojnë
14 janar 2018
| 14:50
Në një intervistë për “Harper’s Bazzar”, supermodeluesja Kendall Jenner ka thënë se nuk i pëlqejnë mediet sociale.
“Kohët e fundit po përpiqem të qëndroj larg dhe nuk i shikoj më as komentet. Mendoj se ‘Instagrami’ është ende zbavitës për pjesën më të madhe të njerëzve.
Më pëlqen të vazhdoj dhe t’i shoh njerëzit, por kryesisht unë ndjek llogaritë qesharake ose ato të kafshëve të vogla. Kurse ‘Twitter’-i nuk është aspak zbavitës këto ditë. Vetëm më trishton”, ka thënë Jenner.