Jennifer Aniston gati të nisë një kapitull të ri
Jennifer Aniston ka ndarë një lajm të këndshëm në lidhje me planet e saj për të krijuar një familje gjatë ribashkimit të “Friends”, që u filmua në Los Angeles javën e kaluar. Aktorja, e cila u bë e famshme me rolin e Rachel Green, do t’i rikthehet ekranit me Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe MatthewPerry.
Krahas kësaj, në serialin shumë të dashur që përfundoi në 2004, do të jepet dhe një lajm emocionues nga Jennifer. Një burim është shprehur se aktorja do t’ju tregojë miqve vendimin për të birësuar një fëmijë. Aktorja dy herë e divorcuar thuhet se ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimoreja Casa Hogar Sion.
Ylli i kinematografisë ka qenë një mbështetëse e jetimores dhe miqtë e saj thonë se procesi i birësimit pritet të finalizojet deri në qershor. “Ndërsa vajzat tashmë e dinin, pasi e shohin njëra tjetrën rregullisht, ajo mendoi se do të ishte mirë t’ju tregonte dhe djemve kur të jenë të bashku, pasi shihen rrallë këto ditë për shkak të angazhimeve të punës”, tha burimi.
Tetë vjet burg për ish-shefin e shërbimit sekret të Maqedonisë