Jennifer Anniston: Martesa e suksesshme nuk do të thotë se do të zgjasë përjetësisht
11 dhjetor 2018
| 12:02
Jennifer Anniston ka qenë dy herë e martuar, me Brad Pittin dhe Justin Therouxin. Por edhe pse martesat e saj përfunduan, aktorja nuk e sheh si diçka të keqe.
Në një intervistë për “Elle” është shprehur se martesa e suksesshme nuk zgjat përjetësisht. “Martesat e mia, të dyja kanë qenë shumë të suksesshme, për mendimin tim personal.
Ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekzistonte më brenda asaj marrëveshje”, ka bërë me dije ajo.