Jennifer Lawrence, dorë për dore me të dashurin në New York
29 gusht 2018
| 11:38
Jennifer Lawrence dhe i dashuri i saj Cooke Maroney duket se janë më të dashuruar se kurrë. Fituesja e çmimit Oscar dhe tregtari i veprave të artit janë parë dorë për dore në një takim në Nju Jork.
Aktorja e Red Sparrow dukej e veshur shumë sportive, me një xhaketë të zezë mbi një bluzë të bardhë dhe një kapele. Edhe Maroney kishte zgjedhur stilin e njëjtë të veshjes.